E hënë - E Diel: 8:30 - 21:00

Telefono tani: +355 692093470

Në të gjithë Shqipërinë

Lentet tona

MODELET Më Të REJA

Çfarë janë lentet Shamir?

Shamir Optical Industry është një kompani izraelite e themeluar në vitin 1972, e specializuar në prodhimin e lenteve okulistike premium per te personalizuar shikimin tuaj per nje shikim sa me comfort.

Sot është një ndër markat më të njohura globalisht për lentet progresive, por ofron gjithashtu lente për ekranet dixhitale, sportive dhe profesionale.

Pse t’i zgjedhësh lentet Shamir?

Personalizim maksimal sipas fytyrës, moshës dhe mënyrës së shikimit

Teknologji që redukton lodhjen vizuale

Fushëpamje e gjerë, tranzicione të buta dhe pa shtrembërime

Lente shumë rezistente me veshje anti-refleks dhe mbrojtje UV

Shumë opsione për çdo stil jete (ekran, sport, udhëtim, lexim)

Opsione shtesë & veshje mbrojtëse

Shamir Glacier Expression™

Shtresë antireflektive premium, më e qartë dhe rezistente.

Blue Zero™

Filtron dritën blu nga ekranet (mbrojtje kundër lodhjes dixhitale).

Transitions®

Lente fotokromike që errësohen në dritë dhe pastrohen brenda.

Shamir Glacier Expression

Shtresa e re premium që ju bën të dukeni, të shikoni, dhe ndiheni më mirë!

Sytë janë pasqyra e shpirtit, por reflektimet nga ekranet dhe burime të tjera të dritës reduktojnë qartësinë dhe pengojnë të tjerët të shohin sytë tuaj.

Shtresa inovative Shamir Glacier Expression është krijuar për të kapërcyer efektivisht këtë problem.

Shamir Glacier Expression redukton zhurmën vizuale dhe rrit Signal to Noise Ratio (SNR), duke treguar se sa qartë mund të shihni në lidhje me zhurmën vizuale përreth.

Llojet kryesore të lenteve Shamir

Shamir Autograph Intelligence™

Shamir Autograph III

Shamir Spectrum+

Përshtatje të hollësuara

Shamir Autograph Intelligence™

Lentja më inteligjente dhe inovative e Shamir-it

Çfarë e bën të veçantë

Përdor Intelligence AI System, që analizon moshën vizuale jo vetëm numrin dioptrik.

Çdo grupmoshë (p.sh. 40, 50, 60 vjeç) ka mënyrë të ndryshme përdorimi të fushës vizuale – lenteja përshtatet sipas kësaj.

Avantazhe kryesore


•Fushëpamje më e gjerë se çdo lente tjetër Shamir.

•Shikim shumë natyral, pa “shtrembërime” në anë.

•Pozicion shumë i rehatshëm i kokës gjatë leximit.

•Shumë rezistente në adaptim.

Për kë është

•Për njerëz që përdorin shumë smartphone, laptop, tablet, lexojnë ose punojnë në shumë distanca.
•Për ata që kërkojnë komfort maksimal, tranzicione të padukshme dhe cilësi optike shumë natyrale.
•Ideal për përdoruesit që duan “një lente për çdo gjë”.

Shamir Autograph III

Lentja klasike premium e Shamir, e personalizuar deri në detaje.

Çfarë e karakterizon

Është baza më e përdorur për përdoruesit e progresiveve të avancuara.

Përdor Eye-Point Technology III për simulim real të mënyrës së shikimit përmes çdo pike të lentes.

Avantazhe kryesore

•Balancim perfekt midis qartësisë, komoditetit dhe çmimit.

•Tranzicione të buta dhe fushëpamje e gjerë.

•Redukton nevojën për lëvizje të kokës gjatë leximit.

•Shumë e qëndrueshme në përdorim ditor.

Për kë është

•Për ata që kanë nevojë për lentet më të balancuara për punë, lexime dhe jashtë.
•Shumë e përshtatshme për ata që kanë më parë lente progresive dhe duan komoditet më të lartë dhe personalizim.

Shamir Spectrum+

Zgjedhja ideale për përdoruesit e parë të lenteve progresive ose ata që kërkojnë kosto më të ulët pa sakrifikuar cilësinë.

 

Karakteristika

Bazohet në Eye-Point Technology II, me dizajn digjital për fushëpamje të natyrshme.

Tranzicion i mirë, por më standard mes zonave të lentes.

Avantazhe kryesore

•Adaptim i lehtë për fillestarë.

•Mund të kombinohet me shtresa Glacier Expression, Blue Zero, ose Transitions.

Për kë është

•Për përdoruesit që duan të kalojnë nga lente bifokale ose monofokale në progresive.
•Per përdorues që e duan një lente të mirë, por jo shumë të shtrenjtë.

Lentet e diellit Shamir

Zgjidh lentet e Shamirit dhe shijo diellin pa kompromis.

Sytë tuaj meritojnë mbrojtjen më të mirë. Lentet e Shamirit për diell janë të dizajnuara për të ofruar komoditet maksimal, shikim të qartë dhe mbrojtje të plotë nga rrezet e dëmshme të diellit.

 

Pse të zgjidhni Shamir?

•Mbrojtje 100% UVA & UVB
•Reduktim i shkëlqimit dhe verbimit
•Komoditet vizual i përmirësuar
•Lente të polarizuara për aktivitete në natyrë

Ngjyra funksionale

•Gri – ruan ngjyrat natyrale
•Kafe – rrit kontrastin
•Jeshile – balancë perfekte mes kontrastit dhe ngjyrave reale